Flash News

E-TJERA

Shorti i Ligës së Europës/ United-Milan supersfida, Kastrati e Kumbulla mësojnë rivalët

Shorti i Ligës së Europës/ United-Milan supersfida, Kastrati e

Liga e Europës mbylli mbrëmjen e djeshme fazën e parë me eliminim të këtij sezoni, ku u plotësuan të gjitha skuadrat që do të duelojnë në fazën e 1/8-ave të garës.

Përballjet u mësuan ditën e sotme  në orën 13:00 në Nion të Zvicrës, ku u hodh shorti për raundin e radhës së Ligës së Europës.

Panorama sport shkruan se goglat rezervuan një përballje mes 2 “djajve”, Mançester Junajtid dhe Milanit. Në këtë fazë, shorti ishte i lirë, pra secila nga skuadrat mund të përballej me njëra-tjetrën, ndryshe nga faza paraprake kur përjashtoheshin përballjet nga i njëjti shtet.

Çiftet e fazës së parë 1/8-ave: 

AJAKS – JANG BOJS 

DINAMO E KIEVIT – VIJAREAL

ROMA – SHAHTJOR DONJETSK

OLIMPIAKOS – ARSENAL

DINAMO ZAGREB – TOTENHEM 

MANÇESTER JUNAJTID – MILAN

SLAVIA PRAGË – REJNXHËRS

16 skuadrat e kualifikuara janë:

Milan
Ajaks
Arsenal
Dinamo Zagreb
Dinamo Kiev
Granada
Mançester Junajtid
Molde
Olympiacos
Rejnxhërs
Roma
Shahtjor Donetsk
Slavia Praga
Totenhem
Vijareal
Jang Bojs

Të fundit