Flash News

E-TJERA

Shorti ishte hedhur gabim, kush do ta shqyrtojë dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatën e Lartë

Shorti ishte hedhur gabim, kush do ta shqyrtojë dosjen e Saimir Tahirit
Saimir Tahiri

Gjykata e Lartë ka njoftuar se në disa çështje, ku bën pjesë edhe ajo e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit ka pasur gabime në short.

Në këtë mënyrë, dosja e Tahirit do të vazhdojë procesin gjyqësor me kryesues të trupit gjykues Ilir Pandën dhe jo Sandër Simonim, si dhe dy anëtarët Sokol Sadushin dhe Ervin Pupen.

Kjo dosje është hedhur gabimisht në short së bashku me 42 çështje të tjera, pasi në bazë të ndryshimeve ligjore, e njëjta trupë gjykuese që ka vendosur në dhomë këshillimi kalimin e çështjes  për gjykim në Gjykatën e Lartë, duhet të vazhdojë edhe procesin gjyqësor.

Nuk ka ende asnjë datë se kur do të nisë procesi gjyqësor për Tahirin dhe ish-drejtorin e Policisë së Vlorës Jaeld Çelën. Saimir Tahiri dhe Jaeld Çela u shpallën fajtorë për veprën penale të "Shpërdorimit të Detyrës".

GJL bën me dije se në total ka mbi 5200 çështje për të gjykuar. Vonesat kanë ardhur si pasojë e vakancave që solli procesi i vettingut.

Të fundit