Flash News

E-TJERA

Shorti në KQZ/ Partia e Lirisë do të ketë numërues vetëm në tavolinat me numër tek, ato çift i merr PDIU-ja

Shorti në KQZ/ Partia e Lirisë do të ketë numërues

KQZ ka hedhur shortin për të darë numëruesin e katërt mes Partisë së Lirisë dhe PDIU për zgjedhjet e 14 Majit. Sipas shortit u vendos që PDIU do të ketë numërues tek tavolinat me numër çift ndërsa Partia e Lirisë në tavolinat me numër tek.

Në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërsa në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

“Shorti reflekton pasjen e anëtarëve të grupit të numërimit për çdo vendnumërim votash në tavolina teke ose çift. Është Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet. Ja dhe Partia e Lirisë. Atëherë rezultati, Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet do të ketë tavolinën me numrin çift, ndërsa Partia e Lirisë tek tavolinat me numrin tek. Ka ndonjë diskutim? Mirë atëherë e miratojmë,”- tha Celibashi.

Të fundit