Flash News

E-TJERA

Shorti për Kupat e Europës / Teuta përballë Sherif Tiraspol, rivalë të kaluaeshëm për Partizanin, Vllazninë dhe Laçin

Shorti për Kupat e Europës / Teuta përballë Sherif Tiraspol,

Teuta do të përballet me moldavët e Sherif Tiraspol për fazën e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve. Këta të fundit janë një skuadër e njohur për tifozët shqiptarë, pasi në të kaluarën kanë eliminuar Kukësin.

Ndeshjet e para janë parashikuar të luhen më 6 ose 7 korrik dhe ato të kthimit më 13 ose 14 korrik. Skuadra e Martinit do e luajë si pritëse ndeshjen e parë, ndërsa e kthimit do luhet në Moldavi një javë më vonë.

Short jo shumë i favorshëm për Shkëndijën e Tetovës që edhe pse ishte në vazon e skuadrave favorite dhe mund të peshkonte kundërshtarë më të lehtë, goglat e vendosën përballë kampiones së Sllovenisë NS Mura me ndeshjen e parë që Shkëndija do ta luajë në shtëpi.

Shorti i hedhur në Zyrih caktoi dhe rivalët e ekipeve shqiptare për Konference League, kompeticionin e ri që merr jetë këtë sezon dhe që finalen e luan në Air Albania.

Laçin do luajë përballë malazezëve të Pogdoricës. Ndeshjen e parë kurbinasit do e luajnë në shtëpi më 8 korrik, ndërsa e kthimit do të zhvillohet një javë në vonë. 

Për Partizani goglat kanë caktuar skuadrën moldave të Sfintul Geroge, me ndeshjen e parë që do të zhvillohet jashtë, ndërsa e kthimit në Shqipëri.

Vllaznia, kundërshtar në turin e parë do të ketë boshnjakët e Shiroki Brijeg. Sfida e parë luhet në transfertë, ndërsa e kthimit në “Loro Boriçi”.

Goglat kanë rezervuar edhe dy derbi shqiptarësh. Shkupi sfidon Llapin, ndërsa Deçiç dhe Drita përballen mes tyre. Ndërkohë Struga sfion letonezët e Liepaja.

SHORTI:

Laçi-Podgorica

Shkupi-Llapi

Sfintul George-Partizani

Deçiç-Drita

Shiroki Brijeg-Vllaznia

Struga- Liepaja (Letoni)

 

Të fundit