Flash News

E-TJERA

Shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e Veliajt, kush janë tre gjyqtarët

Shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen e

Hidhet shorti për trupën gjykuese që do të shqyrtojë dosjen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj.

Sipas shortit, kryesuese e trupës do të jetë Engjëllushe Tahiri, ndërsa anëtare janë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Trupa do të vijojë procedurat për shqyrtimin e çështjes në seancat në vijim. 

Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten Ajola Xoxa, ndërtuan një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e bashkisë së kryeqytetit dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë të saj, duke përdorur një rrjet kompanish dhe organizatash jofitimprurëse.

Të fundit