Flash News

E-TJERA

'Show' me Melonin/ Rama i ulet në gjunjë, kryeministrja italiane vihet në siklet: Stop Edi!

'Show' me Melonin/ Rama i ulet në gjunjë, kryeministrja

Tashmë e ka kthyer në traditë. Të dhurojë ‘show’ edhe aty ku nuk është e nevojshme.

Rama-Meloni, dyshja që ka spikatur me takimet e ngrohta thuajse në cdo event, tërhoqi sërish vëmendjen nga Tirana, aty ku do të mbahet Samiti i Komunitetit Politik Evropian.

Rama iu ul në gjunjë kryeministres italiane, e cila u vendos në siklet nga ky gjest i homologut shqiptar. Teksa takoi Ramën, Meloni bëri batuta me gazetarët dhe tha: “Edi. Edi stop. E bën këtë që të duket i gjatë sa unë”.

Një veprim i tillë nga Rama është bërë edhe herë të tjerë dhe është kritikuar jo pak. Megjithatë, kryeministrit i pëlqen një ‘show’ që e vendos në qendër të vëmendjes.

Të fundit