Flash News

E-TJERA

Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IKMT-së në Elbasan

Shpallen në kërkim kryeinspektori dhe inspektori i IKMT-së

Kryeinspektori dhe inspektori i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan janë shpallur në kërkim pasi dyshohet se kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën që ua ngarkon ligji ndaj një rasti të ndërtimit pa leje.

Uniformat blu bëjnë me dije kryeinspektori 38-vjeçari me inicialet A.M dhe inspektori 50-vjeçar me inicialet B.Q në muajin prill të këtij viti kanë marrë ryshfet për të mos kryer detyrën e tyre për të marrë masat ndaj një objekti të ndërtuar pa leje në lagjen “28 nëntori”.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “arrest e burg” për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës dhe “korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, ndërkohë që vijon puna intensive për kapjen e këtyre 2 shtetasve.

 

Të fundit