Flash News

E-TJERA

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar "Kadare"

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar

Për shkak të pandemisë së Covid-19, çmimi letrar “Kadare” u zhvendos dhe u rikthye këtë vit me edicionin e tij të gjashtë.

Sot është shpallur dhe fituesi i këtij konkursi ku romani “Zogjtë e qyqes” shkruar nga Gani Mehmetaj u shpall vepra fitueses e Çmimit letrar “Kadare”, ndërsa 5 finalistët e kësaj gare me dorëshkrime në prozë ishin autorët Behar Jacaj, Ballsor Hoxha, Arbër Ahmetaj  dhe Marcel Hila.

Shpallet fituesi i edicionit të gjashtë të çmimit letrar

Në edicionin e gjashtë të këtij konkursi, nismë e Institutit Pashko, morën pjesë me veprat e tyre në dorëshkrim  në gjininë e prozës 30 autorë shqiptarë.

Romani “Zogjtë e qyqes” është rrëfim intrigues për njerëzit dhe kohën, për dashurinë dhe urrejtjen, për shpresat dhe zhgënjimin. Një kolon serb, paraqet kronikën 40-vjeçare të ngjarjeve, fatin e të ardhurve dhe fatkeqësitë e vendasve. “Zogjtë e qyqes” trajton me vlera të spikatura letrare artistike, urrejtjen mes serbëve dhe shqiptarëve, marrëdhëniet e tyre të ndërsjellta, dashurinë e pa realizuar që e intrigon lexuesin, ndërsa pasuron letrat shqipe. Autori i këtij libri, Gani Mehmetaj, ka lindur në Pejë dhe është shkrimtar e publicist shumë i njohur dhe një numër i madh veprash mbajnë firmën e tij.

Të fundit