Flash News

E-TJERA

Shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë në Greqi

Shpallet i pafajshëm shqiptari i dënuar me burg përjetë

Pas 9 vitesh  ka dalë në dritë e vërteta mbi vrasjen e një 43-vjeçareje rumune në ishullin Kos të Greqisë, ngjarje për të cilën u dënua me burgim të përjetshëm bashkëjetuesi i saj shqiptar.

54-vjeçari Jani Zoto u arrestua menjëherë pas krimit në shtëpinë e tij i akuzuar se vrau me thikë 43-vjeçaren Aciu Flopjca – Aurica në Prill të vitit 2014.

Ishte vetë shqiptari që njoftoi policinë se kishte gjetur të masakruar me thikë në banesë nënën e 3 fëmijëve me të cilën bashkëjetonte. Policia greke konsideroi shqiptarin si autor të dyshuar edhe pse ai mohoi përfshirjen në ngjarje.

Provat e reja që kanë dalë në dritë kanë provuar pafajësinë e tij. Shenjat e gishtërinjve të gjetur në banjë ku ishte edhe trupi i viktimës, i përkasin një pakistanezi që jetonte në të njëjtin pallat.

Të fundit