Flash News

E-TJERA

Shpallet në kërkim kreu i një njësie administrative në Lezhë, akuzohet për kultivim kanabisi

Shpallet në kërkim kreu i një njësie administrative në

Kreu i Njësisë Administrative të Ungrejt në Lezhë është shpallur në kërkim. Gëzim Kola akuzohet për “kultivim i bimëve narkotike” të llojit kanabis dhe “shpërdorim detyre”.

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë ‘arrest në burg’ në mungesë për Kolën.

Hetimet  për këtë rast kanë nisur muaj më parë dhe dyshohet të jenë të përfshirë dhe persona të tjerë. Në pranga nga policia ka rënë edhe Zef Boriçi.

Të fundit