Flash News

E-TJERA

Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon serinë e monedhave numizmatike

Shpallja e Pavarësisë, Banka e Shqipërisë publikon

Pasi Ismail Qemali ngriti flamurin në Vlorë më 28 Nëntor 1912 i hapi rrugë ndërtimit të shtetit të pavarur dhe institucioneve kombëtare, përfshirë strukturat monetare dhe bankare.

Në përkujtim të kësaj dite historike për kombin, në vitin 2012, Banka e Shqipërisë emetoi serinë e monedhave përkujtimore me tematikë “100-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”.

Monedhat përmbajnë simbole të tilla si: portretin e Ismail Qemalit, Deklaratën e Shpalljes së Pavarësisë, shqiponjën dykrenare të flamurit të ngritur më 28 Nëntor 1912 dhe dy duar të bashkuara, simbol i Besëlidhjes Shqiptare të vitit 1878.

BSH-ja ka njoftuar se monedhat janë të disponueshme për shitje në Dyqanin e Muzeut të Bankës së Shqipërisë.

Të fundit