Flash News

E-TJERA

Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Philips kritik ndaj autoriteteve amerikane: Nuk u zbatuan parimet themelore të ligjit

Shpallja ‘non grata’ e Berishës, Philips kritik ndaj

Drejtori i Institutit për paqen në Universitetin Columbia, David Philips ka folur për rolin e ambasadores amerikane Yuri Kim, teksa kanë nisur procedurat për zëvendësimin e saj.

Ai u ndal te shpallja ‘non grata’ e kreu të PD-së Sali Berisha dhe qëndrimi i Kim. Philips u shpreh për “Euronews Albania” se çdo individ ka të drejtë të njihet me dosjen dhe të drejtën për të apeluar.

Më tej theksoi se në rastin e Berishës nuk u zbatua ligji që ai të përballet me akuzuesit e tyre.

“Çfarë kemi parë gjatë rrugëtimit të Kim është vendimi për Sali Berishën. Nëse një individ, qoftë Berisha apo dikush tjetër, ata duhet të kenë akses në dosjen e tyre. Të kenë të drejtën për të apeluar, të përballen me akuzuesit e tyre dhe ky është një parim themelor përsa i përket zbatimit të ligjit, por këto parime nuk u zbatuan.

Fakti që SHBA po lufton kundër korrupsionit, kjo duhet bërë në bashkëpunim me të gjitha qeveritë dhe duhet të jetë proces transparent bashkëpunues dhe pa surpriza. Luftimi i korrupsionit duhet të vazhdojë fortë dhe kushdo të jetë në krye duhet të vazhdojë procesin që ai të jetë transparent dhe t’i lejoj të gjithëve aksesin në dosjen e tyre dhe t’i lejojë të gjithëve të drejtën për apelim”, tha ai.

David Philips theksoi se bashkëpunimi i SHBA-Shqipëri duhet të jetë mbi politikat dhe jo mbi personalitetet. Ai u tregua kritik ndaj autoriteteve amerikane duke thënë se duhet të japin llogari dhe të tregohen transparentë në lidhje me shpalljen ‘non grata’ të kreut të PD-së Sali Berisha.

“Institucionet demokratike krijojnë besueshmëri. Sistemi ynë i qeverisjes dhe i ekzekutivit duhet t’i përgjigjet parlamentit. Nëse SHBA nuk e kanë ndonjëherë përgjigjen ata ta japin me shkrim. SHBA e kanë kaluar autoritetin e tyre siç ka ndodhur në rastin e Berishës ku nuk kanë dhënë asnjë lloj justifikimi përse e dhanë këtë ‘non grata’.

Ata duhet të japin llogaridhënie. Kjo nuk është pjesë e një procesi demokratik. Jam i shqetësuar për zyrtarët e vendit tim sesa me procesin. Procesi duhet të jetë i hapur e transparentë. Bashkëpunimi i SHBA-së me Shqipërinë duhet të jetë mbi politikat dhe jo mbi personalitetet. Nëse fokusohet te politikat që rrisin përpjekjet për korrupsion dhe rrisin demokracinë, atëherë Shqipëria do të shërbehet shumë mire”, theksoi ai.

 

Të fundit