Flash News

E-TJERA

Shpendët e gjetura të ngordhura në Vlorë konfirmohen me virus

Shpendët e gjetura të ngordhura në Vlorë konfirmohen me

Shpendët që u gjetën të ngordhura dy ditë më parë në plazhin e Nartës në Vlorë, rezulton të kenë qenë të sëmura me virus.

Analizat e marra rezultuan pozitive me gripin e shpendëve. Nga kjo sëmundje janë të prekura shpendët e ujit ose të egra, por që deri tani nuk rezulton të kenë patur kontakt me shpendët shtëpiake.

Ky virus që ka prekur shpendët e ujit rrezikon të përhapet edhe tek shpendët shtëpiakë por edhe te njerëzit.

Më datën 5 Janar u konstatuan dhjetëra shpendë të ngordhur në plazhin e Vjetër në qytetin e Vlorës. Specialistët e Shërbimit Veterinar të Vlorës morën mostra nga shpendët e ngordhur dhe i dërguan për analiza në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare në Tiranë.

Shenjat e gripit të shpendëve, H5N1 kanë një ngjashmëri me gripin sezonal, në raste më të rënda edhe më vështirësi në frymëmarrje.

Të fundit