Flash News

E-TJERA

Shpenzime luksi në kohë krize, OST tender 130 mijë euro për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra

Shpenzime luksi në kohë krize, OST tender 130 mijë euro për

Nuk ishte dëgjuar më parë, por Operatori i Sistemit të Transmetimit ka hapur një tender me vlerë 130 mijë euro për trajtimin kozmetik të punonjëseve femra të këtij institucioni. 

Kontrata parashikon se bëhet fjalë për trajtime mjekësore që kryhen për të ndryshuar pamjen e jashtme dhe jo me qëllim trajtimi apo shërimi të një gjendje shëndetësore.

Shpenzime luksi në kohë krize, OST tender 130 mijë euro për

Pra, ndonëse në kohë krize, punonjëset që e përfitojnë këtë shërbim do të kenë mundësi të korrigjojnë dëmtimet estetike në pamjen e jashtme që mund të vijnë si rezultat i punës në terren. Kjo mund të bëhet falë ndërhyrjeve mjekësore të paguara direkt nga fondet e OST që drejtohet aktualisht nga Skerdi Drenova.

Shpenzime luksi në kohë krize, OST tender 130 mijë euro për

Po ashtu, ndërsa punonjësit e administratës shtetërore marrin ndihmë mjekësore në shtet kur e kanë të nevojshme, punonjësit e OST do të marrin shërbime ekstra edhe në privat.

Fondi për këtë tender është rreth 130 mijë euro, të cilat janë nga të ardhurat e OST. Ndërsa kohëzgjatja e kontratës ose afati për zbatimin e saj është 12 muaj nga hyrja në fuqi e kontratës.

Të fundit