Flash News
Shqiptari plagoset rëndë në Greqi, niset me urgjencë drejt Athinës
Punonjësi i policisë ra nga pallati në Tiranë, AMP: Nuk ka pretendime nga efektivi për presion
Gjendet pa shenja jete 36-vjeçari në Durrës, dyshimet e para nga policia
Policia zbulon laborator dr*ge sintetike, arrestohen 13 shqiptarë në Belgjikë
Rriten lehtë temperaturat, si parashikohet moti në fundjavë
“Shpenzimet në Itali vs Shqipëri”/ Influencerat e huaj: Të njëjtat produkte me çmime të ndryshme!
Dy influencerë italianë por që jetojnë në Shqipëri, kanë pasqyruar çmimet e disa produkteve të njëjta, por të blera në Itali dhe Shqiperi. Ata shkruajnë se fundjavën e lënë pas ishin në Itali, ku bënë edhe disa blerje dhe pas kthimin nga aty, kanë bërë të njëjtat shpenzime në marketet që ndodhen në Tiranë. Ajo që u ka tërhequr vëmendjen, janë çmimet.
Të ilustruar edhe me video, ata tregojnë momentin e blerjes së produkteve të njëjta, si në Itali edhe në Tiranë, dhe në fund fatura e tyre është gati 7 euro më shumë. Ata theksuan se nuk mund ta besonin, që në blerjet e njëjta, të harxhonin më shumë para.
Postimi i plotë:
Shpenzimet në Itali vs Shqipërisë. Fundjavën e kaluar ishim në Itali dhe sigurisht duhej të blinim disa gjëra! Kështu shkuam në të njëjtin supermarket në Tiranë për të kuptuar edhe ndryshimin e çmimeve… Nuk mund ta besonim, këtu është një përmbledhje
Italia
– 3 qumësht gjithsej: 4,97€
– 2 proshutë totale: 4,98€
– 2 salmonë: 7,98€
– makarona: 1,49€
Albania
– 3 qumësht gjithsej: 6,66 €
– 2 proshutë totale: 5,18 €
– 2 salmonë: 11 €
– makarona: 2,29€