
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Shtypi i ditës/ "Listat e plota për betejën e 25 prillit", "Emrat surprizë të PD dhe LSI"
Mesila Doda rikthehet në PD, Basha e liston në vend të sigurt
Fitim Zekthi caktohet koordinator kombëtar për komunikimin social dhe politik në PD
Shpërblehen 4 deputetë të opozitës së re që bashkonin votat me mazhorancën, Rama i kandidon në listat e PS
Kryeministri Edi Rama iu përgjigj sot interesit të gazetarëve nëse në listat e PS do të përfshihen edhe deputetë të opozitës parlamentare.
Rama e la të hapur si mundësi duke u shprehur se PS e ka derën e hapur për të rinj që duan të angazhohen në politikë, duke shtuar se njerëzit me eksperiencë do të kenë vendin e tyre.
Dy muaj para zgjedhjeve, këtë të hënë është konfirmuar se dy nga deputetët e opozitës së re, të cilët do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste janë Ylli Shehu, ish-deputet i LSI-së dhe Reme Lala, e cila e mori mandatin e saj nën siglën e PDIU-së në Dibër.
Madje, emrat e tyre pritet të renditen në qarkun e Tiranës.
Megjithatë lista e opozitarëve që do të kandidojnë nën siglën e Partisë Socialiste është edhe më e gjatë.
Një tjetër deputete e dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim u largua më herët nga kjo forcë politike për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.
Bëhet fjalë për deputeten Ediola Braha, e cila përfaqëson elektoratin e Tepelenës. Lajmin e njoftoi drejtuesi politik i qarkut të Gjirokastrës, për Partinë Socialiste, Bledi Çuçi, sipas të cilit LSI “po shkon drejt shkërmoqjes totale dhe më 25 prill do të marrë goditjen finale”.
Po ashtu, Edmond Rrushi, deputeti i opozitës parlamentare i ardhur po ashtu nga lista e LSI-së do të drejtojë fushatën e PS në njësitë administrative Zall Bastar, Zall Herr, Bërxull dhe një pjesë të qendrave të votimit në Laprakë.
Në një intervistë për report tv, edhe deputeti i opozitës parlamentare, Nimet Musai ka shprehur dëshirën e tij për të garuar si deputet nën listën e Partisë Socialiste. Sipas tij, Partia Socialiste është mundësi e mirë drejt Kuvendit.
Me ndryshimet e fundit në Kod Zgjedhor, për deputetët pa parti, hyrja sërish në Kuvend do të ishte pothuajse e pamundur.
Kujtojmë se e ashtuquajtura opozita parlamentare ka bashkuar vazhdimisht votat me mazhorancën në votimin e ligjeve dhe projektligjeve, të akuzuar shpesh për pazare.
Ditari politik









Të fundit


Bashkëshorti u kap duke blerë vota, dorëhiqet ministrja e Jashtme e Kosovës
9 Mars 2021, 10:07






Çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
9 Mars 2021, 08:10

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në botë
9 Mars 2021, 08:02
Ulen temperaturat, parashikimi i motit për ditën e sotme
9 Mars 2021, 07:51
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Mars 2021, 07:49

Tom Doshi renditet i pari në listën e PSD, kandidon në dy qarqe
9 Mars 2021, 00:23



Mesila Doda rikthehet në PD, Basha e liston në vend të sigurt
8 Mars 2021, 22:55


Kandidon në Vlorë dhe Tiranë, ku pritet të renditet Edi Rama në listat e PS
8 Mars 2021, 22:28
Zbardhen emrat e plotë, surprizat e PD në 12 qarqet
8 Mars 2021, 22:19