Flash News

E-TJERA

Shpërblimi për pensionistët në prag të zgjedhjeve, Dervishi: Hipokrizi! Qartësisht përdorim për fushatë elektorale

Shpërblimi për pensionistët në prag të zgjedhjeve,

Gazetari Lutfi Dervishi i ka cilësuar “përdorim për fushatë elektorale” shpërblimin prej 5 000 lekësh për pensionistët dhe premtimi për pagën mesatare 900 euro.

Duke folur në “Intervistë” në A2 CNN, Dervishi tha se partitë duhet të garojnë në kushte të barabarta dhe jo njëra të ketë mbrapa administratën.

“Partitë duhet të garojnë në kushte të barabarta, jo njëra të ketë mbrapa administratën. Në një farë mënyre është qartësisht përdorim për fushatë elektorale. Nëse qeveria është e shqetësuar për pensionistët, le t’ia japë këtë shumë 2-3 herë të tjera pas muajit maj. Në prag të zgjedhjeve, jep shpërblim për pensionistët dhe kjo është hipokrizi. Është qartësisht diçka e pandershme.

“Garat bëhen me ide, projekte dhe platforma, jo me 5 mijë lekësha dhe thesë mielli”, shtoi Dervishi.

 

 

 

Të fundit