Flash News

E-TJERA

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ASHK kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, ASHK kallëzon në

Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) ka kallëzuar në SPAK, drejtorin e e DVASHK Fier,  Arben Voja dhe specialisten Shpresa Gjikondaj, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Në kontrollin që është bërë brenda institucionit janë gjetur 36 raste ku zyrtarët e kallëzuar nuk kanë llogaritur tatimin prej 15% dhe i kanë shkaktuar shtetit shqiptar dëmin prej 95 milion lekës.

NJOFTIMI I PLOTË:

Shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe dëm rreth 95 milionë lekë

ASHK kallëzon në SPAK drejtorin e Fierit

Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kallëzuar sot penalisht pranë SPAK Drejtorin e DVASHK Fier, Arben Voja si dhe specialisten pranë DVASHK Fier, Shpresa Gjikondaj me akuzën: Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash në një dëm të përgjithëm për shtetin shqiptar prej 9.575.060 Lekë.  Nga kontrolli i ushtruar, janë gjetur 36 raste ku nga zyrtarët e lartë tashmë të kallëzuar penalisht, nuk është llogaritur tatimi prej 15 përqindësh.

Sipas verifikimeve, për të njëjtën pasuri të paluajtshme, drejtori i DVASHK Fier, pas aplikimeve të njëpasnjëshme ka nxjerrë deri në katër përllogaritje të ndryshme, duke shkaktuar në këtë mënyrë një dëm të konsiderueshëm ekonomik.

 

Të fundit