Flash News

E-TJERA

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, pezullohen tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec

Shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash, pezullohen tre punonjës

Tre punonjës të policisë kufitare në Pogradec janë pezulluar nga detyra pas akuzave për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash. N/Komisari I.T., Inspektor K.L. dhe Inspektor F.I. janë pezulluar pasi dyshohet se kanë favorizuar dy shtetas që kryen peshkim të paligjshëm në liqenin e Ohrit.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka zbatuar një vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë të Korçës, duke caktuar masën e sigurimit

"Pezullimi i ushtrimit të një detyre ose funksioni publik" ndaj tre punonjësve të policisë, të cilët janë akuzuar për kryerjen e veprave penale "Falsifikim i dokumentave" dhe "Shpërdorim i detyrës".

Hetimet janë bazuar në dyshimet se, edhe pse ata kishin konstatuar më 28 dhjetor 2024 se shtetasit E.P. dhe L.E. po kryenin peshkim të ndaluar në liqenin e Ohrit, punonjësit e policisë kanë favorizuar aktivitetin e paligjshëm të këtyre individëve, duke dyshuar përfitime të mundshme.

Të fundit