Flash News

E-TJERA

"Shpërdorim detyre", Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit kallëzon penalisht anëtarët e KPK-së

"Shpërdorim detyre", Drejtuesja e Prokurorisë së

Drejtuesja e Prokurorisë së Kukësit, Rita Gjati, ka kallëzuar në Prokurori kryetaren e Komisionit të Pavaruar të Kualifikimit, Genta Bungo dhe anëtarët Alma Faskaj e Lulëzim Hamitaj. Gjati i akuzon anëtarët e KPK-së për shpërdorim detyre.

Prokurorja Gjati pretendon se KPK nuk ka shqyrtuar të gjitha provat e dërguara prej saj për procesin e rivlerësimit.

“Nga shqyrtimi i raportit të rezultateve të hetimit të kryera nga KPK për tre kriteret, atë pasuror, profesional dhe të figurës, si dhe provat, të cilat KPK u ishte referuar në nxjerrjen e rezultateve, konstatova se nga ana e KPK nuk ishin administruar në hetimin administrativ shumë të dhëna e dokumente zyrtare, të cilat ishin dërguar nga ana ime dhe ndikonin drejtpërdrejt në rezultatet e hetimit dhe ishin depozituar nga ana ime si subjekt rivlerësimi”, thuhet në kallëzimin penal të prokurores Gjati.

Seanca dëgjimore për prokuroren Rita Gjati në KPK pritet të zhvillohet ditën e nesërme në orën 10:00.

"Shpërdorim detyre", Drejtuesja e Prokurorisë së

 

Të fundit