Flash News

E-TJERA

Shpërdoroi detyrën, procedohet penalisht inspektori i drejtorisë së bujqësisë në Dibër

Shpërdoroi detyrën, procedohet penalisht inspektori i drejtorisë

I akuzuar për shpërdorim detyre, policia ka proceduar penalisht inspektorin e Drejtorisë Bujqësore në Dibër, K. K., 58 vjeç.

Inspektori ka lejuar dy banorë të zonës Selishtë të prisnin pa leje 150 pemë ahu, dhe 25m³ lëndë drusore.

“Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit H.K., 58 vjeç, banues në fshatin Selishtë, Dibër, me detyrë Inspektor në Drejtorinë e bujqësisë administrimit të ujrave dhe kullotave në bashkinë Dibër.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas duke mos ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi, nuk ka informuar strukturat e policisë por ka lejuar dy banorë në zonën e tij pyjore, në vendin e quajtur, “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, të prisnin pa leje 150 pemë ahu, dhe 25m³ lëndë drusore.

Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale në dëm të mjedisit, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës”, njofton policia.

Të fundit