Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën/ Arrestohet punonjësi i postës në Tropojë, një tjetër në kërkim

Shpërdoruan detyrën/ Arrestohet punonjësi i postës në

Policia ka vënë në pranga një punonjës të postës në Tropojë dhe ka shpallur në kërkim një tjetër. Ata akuzohen për vjedhje dhe shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë Mehmet Çakraj 63-vjeç, banues në fshatin Llugaj, ndërsa në kërkim u shpall Shpresa Dega, 52-vjeçe, banuese në fshatin Shoshan.

Për të dy puninjësit, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka caktua masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Njoftimi i policisë së Tropojës:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë ndaluan shtetasin M. Ç., 63 vjeç, banues në fshatin Llugaj, si dhe shpallën në kërkim shtetasen Sh. D., 52 vjeçe, banuese në fshatin Shoshan, Tropojë, me detyrë punonjës të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Për këta dy shtetas, Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, e cila iu ka caktuar atyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë u bë ekzekutimi i masave “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, të caktuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetaset:

Xh. V., 59 vjeçe dhe Ç. Q, 32 vjeçe, banuese në fshatin Paç, punonjëse të Degës Postare Bajram Curri, Tropojë.

Të fundit