Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën dhe kultivuan drogë, e pësojnë 2 ish-efektivë policie

Shpërdoruan detyrën dhe kultivuan drogë, e pësojnë 2

Pas një hetimi 2 vjeçar, me metoda speciale hetimi, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në funksion të procedimit për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për 4 persona.

Mësohet se në pranga kanë rënë dy ish-efektivë policie  dhe dy persona të tjerë.

Personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim

– Serxhio Xhamalloti, 27 vjeç, ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– Klisman Nikolli, 28 vjeç ish-punonjës policie me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Lezhë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”;

– Klajdi Luka, 28 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”;

– Eduart Çarku, 30 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivim të bimëve narkotike”.

Nga operacioni i zhvilluar për ekzekutimin e masave të sigurisë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i ish-punonjësit të policisë Serxhio Xhamalloti dhe shtetasit Klajdi Luka.

Ndërsa u shpallën në kërkim ish-punonjësi i policisë Klisman Nikolli dhe shtetasi Eduart Çarku.

Të fundit