Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën/ Identifikohen 9 punonjësit që u shkarkuan nga Prokuroria e Durrësit

Shpërdoruan detyrën/ Identifikohen 9 punonjësit që u

Janë zbuluar identitete e 9 punonjësve që u shkarkuan nga detyra me urdhër të Prokurorisë së Durrësit.

Bëhet fjalë për Helio Huqin, Dorian Zazaninm, Marsida Shanin, Gerald Kaci, Mario Kërtusha, Mirgen Ismaili, Julian Kacadei, Artemis Malko dhe Merushe Tehlën.

Ishte prokuroria e Durrësit ajo që kërkoi pezullim nga detyra në shërbim publik dhe ndalim të daljes jashtë shtetit për 9 punonjës të ish-ALUIZNI-t dhe IMT.

Në njoftimin zyrtar, Prokuroria e Durrësit sqaron se ky vendim është marrë për shkak se këta 9 punonjës akuzohen për veprën penale  “Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim” dhe “Moskallëzim i krimit”.

Nga hetimet rezultoi se në vitin 2013, punonjës të ish-Aluizni-t Durrës kanë legalizuar disa pasuri të ndodhura në komunën Xhafzotaj, pjesë të të cilave ndodhen të ndërtuara mbi pasurinë e cila ka një sipërfaqe 2184 m2 dhe kategorizohet në zërin kadastral “Rrugë” me status juridik “shtet”.

 

Të fundit