Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën, pas drejtorit arrestohet edhe zëvendësi në Kadastrën e Beratit

Shpërdoruan detyrën, pas drejtorit arrestohet edhe zëvendësi

Pak javë pas arrestimit të drejtorit të Kadastrës në Berat, vihet në pranga edhe nëndrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Thanas Kace. 

Ashtu si Ervin Nelaj, edhe Kace akuzohet për “shpërdorim detyre”. Burimet zyrtare nga Prokuroria e Beratit sqarojnë se të dy ish zyrtarët gjatë vitit 2019 kanë lejuar në kundërshtim me ligjin legalizimin e një objekti në lagjen “30 Vjetori”, për të cilin kishte konflikt pronësie ndërmjet dy shtetasve që pretendonin se ishin pronarë të tij dhe që ishin edhe në proces gjyqësor civil me njëri-tjetrin.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se dosja penale me numër 176 në ngarkim të dy shtetasve të sipërpërmendur është dërguar për gjykim në muajin tetor 2020 dhe është duke u gjykuar pranë kësaj gjykate.

Të fundit