Flash News

E-TJERA

Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht katër punonjës të IVMT-së në Patos

Shpërdoruan detyrën, procedohen penalisht katër punonjës

Janë proceduar penalisht katër punonjës të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Sipas policisë, katër zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre.

A. G., 31 vjeç, banues në Patos, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

Xh. C., 27 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor pranë Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Patos.

D. L., 63 vjeç, banues në Patos, me detyrë Inspektor Kontrolli i Territorit në IVMT në Bashkinë Patos.
L. P., 58 vjeçe, banuese në Patos, me detyrë Specialiste për Administrimin dhe Mbrojtjen e Tokës në Njesinë Administrative Zharrëz.

Këta shtetas nuk kanë kryer detyrën funksionale mbi parandalimin dhe marrjen e masave të veprimtarisë së paligjshme të ndryshimit të regjimit juridik të tokës nga ana e shtetasit S. T”, njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

Të fundit