Flash News

E-TJERA

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Shpërndanin drogë në lokalet e natës, arrestohen dy

Të dy shqiptarët rreth të 40-ve, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, të cilët shparndanin drogë në via Papiria. Mediat vendase shkruajnë se shqiptarët ishin rreth të 40-ave dhe kishin qëndrim të rregullt në Itali.

Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën.

Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi. Policia kishte pikasur lëvizjet e dyshimta të tyre dhe i ndiqte prej kohësh. Njërit prej tyre iu gjet rreth 25 gram dhe 750 euro.

 

 

Të fundit