Flash News

E-TJERA

Shpërndanin dr*gë në Vlorë dhe Sarandë, këta janë 4 të arrestuarit

Shpërndanin dr*gë në Vlorë dhe Sarandë, këta

Policia ka arrestuar katër shtetas në Vlorë, Qeparo dhe Sarandë pasi në banesat e tyre është gjetur lëndë narkotike e dyshuar për shitje, kryesisht në zonat turistike.

Të arrestuarit janë Agron Yzeiraj, 44 vjeç, banues në Fier; Neritan Avdiu, 30 vjeç, banues në Qeparo; Klaudja Sadiku, 31 vjeçe, banuse në fshatin Berdenesh, Sarandë; dhe Eldi Beshaj, 42 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë.

Në banesat e tyre u sekuestrua cannabis sativa, e dyshuar se mbahej me qëllim tregtimi.

Materialet u referuan në Prokuroritë përkatëse për veprime të mëtejshme, me akuzën “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Të fundit