Flash News

E-TJERA

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të vendit, në pranga dy persona nga Tirana

Shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme

Vihen në pranga dy persona nga Tirana, pasi akuzohen se shpërndanin heroinë dhe kokainë në qytete të ndryshme të vendit.

Ata u arrestuan në bazë të operacionit policor të koduar "Kalaja", gjatë të cilit u sekuestruan rreth 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

“J(J).Ç., 32 vjeç dhe K(N).A., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë operacionit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 190 gramë lëndë narkotike heroinë, 93 doza me lëndë narkotike kokainë, një shumë parash të përfituar nga kjo veprimtari kriminale, 2 peshore elektronike dhe 3 aparate celular.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri- tjetrin shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonën e Astirit dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë”, sqaron policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Të fundit