Flash News

E-TJERA

Shpërndanin ko*ainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohen dy persona në Durrës

Shpërndanin ko*ainë në zona të ndryshme të qytetit,

Dy persona janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Point Blank”. Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës.

Dy të arrestuarit, D. B., 23 vjeç dhe H. Q., 25 vjeç, të dy banues në Hamallaj, Durrës, u kapën gjatë shpërndarjes së lëndës narkotike kokainë në ambiente të ndryshme të qytetit. Gjatë kontrollit në automjetin e tyre, policia sekuestruar një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë. Po ashtu, gjatë kontrollit të banesave, iu gjetën dhe sekuestruan 80 doza kokainë gati për shitje.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit