Flash News

E-TJERA

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy të rinj në Korçë

Shpërndanin kokainë, arrestohen dy të rinj  në

Policia e Korçës ka arrestuar 24-vjeçaren Aleksandra Fejzo dhe 28-vjeçarin Klajdin Fezolli, pasi u kapën në flagrancë në automjetin e tyre me doza kokaine gati për shitje

Droga u gjet pas një kontrolli nga policia e Korçës në automjet, Klajdi Fezolli drejtonte mjetin pa patentë. Pas kontrollit, u zbuluan edhe dozat e kokainës.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, në vazhdën e operacioneve me fokus goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, në zona të ndryshme të qarkut, finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 5″, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit K. F., 28 vjeç dhe A. F., 24 vjeçe, të dy banues në Korçë.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për veprimtarinë kriminale të këtyre 2 shtetasve, në lagjen nr. 1, Korçë, u ndalua automjeti me drejtues 28-vjeçarin dhe ku ishte pasagjere shtetasja A. F.

Nga kontrollet, shtetases A. F. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje, ndërsa nga verifikimet, rezultoi se shtetasi K. F. lëvizte  me automjet, i papajisur me leje drejtimi, dyshohet për të shpërndarë dozat e kokainës”, njofton policia.

Të fundit