Flash News

E-TJERA

Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Detaje nga operacioni anti-drogë i SHÇBA, punonjësi i RENEA-s dyshohet si ‘koka’ e grupit

Shpërndanin kokainë në Tiranë/ Detaje nga operacioni

Zbardhen detaje nga operacioni anti-drogë i SHÇBA në sajë të të cilit u arrestuan tre persona, mes tyre edhe një punonjës policie në repartin special “RENEA”.

Sipas SHÇBA, pas në datën 20.08.2021 rreth orës 19:30 në zonën e quajtur “Ish-Parku i autobusëve”, në territorin e Njësisë Bashkiake nr. 7 të qytetit të Tiranës, u konkludua dhe u bë ndërhyrja për ekzekutimin dhe arrestimin në flagrancë:

- R.L., 27 vjeç, me detyrë punonjës policie në repartin special “RENEA”;

- J.L., 30 vjeç;

- G.S., 27 vjeç, i dënuar më parë për tentativë vrasje.

Gjithashtu po ndiqen në gjendje të lirë dy shtetasit:

- G.H., 26 vjeç;

- E.S., 26 vjeç, arrestuar më parë për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikeve’’.

Ndalimi dhe arrestimi i tyre vjen si rezultat i dokumentimit me prova ligjore të veprimtarisë së tyre të kundraligjshme që ata kryenin në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Nga kontrolli i realizuar në ambiente dhe banesat që dispononin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale sende dhe objekte të kundraligjshme si më poshtë:

- 434 gr kokainë;

- 576 gr kanabis, e ambalazhuar;

- 100.6 gr lëndë narkotike e llojit “Ekstazy” e ambalazhuar;

- 18.2 gr fara të dyshuara për kultivimin e bimëve narkotike;

- 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike;

- Vlera monetare 11,890 euro;

- 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK;

- Një krehër metalik brenda së cilës ndodheshin 20 fishekë Mod 56;

- 219 fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme;

- 1 automjet tip Benz;

- 7 aparate celularë;

- Një pajisje me mbishkrimin “GRANADE FLASH-BANG BRZ-M93 P1 TM-1403”, së bashku me mekanizmin e saj metalik tip mashe;

- 2 motoçikleta (pa targa).

Vazhdon puna investigative dhe procedurale në lidhje me dokumentimin dhe implikimin e mundshëm edhe për subjekte të tjera të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet procedurale në lidhje me veprimtarinë kriminale të kryer nga shtetasit e ndaluar dhe arrestuar i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Të fundit