Flash News

E-TJERA

Shpërndante drogë afër shkollave/ Arrestohet në Rinas 28-vjeçarja, anëtare e grupit kriminal

Shpërndante drogë afër shkollave/ Arrestohet në Rinas

Arlinda Rama, pjesë e grupit të narkotrafikantëve që shisnin lëndë narkotike në shkolla është vënë në pranga kur ka kaluar më shumë se një muaj nga operacioni ‘Harta’ që çoi pas hekurave dhjetëra shpërndarës. Mësohet se Ramaj është arrestuar sapo ka shkelur në Rinas.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe ndalohet një shtetase e shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Harta”. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijm të kontrolleve për kapjen e shtetasve ne kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga territori i RSh-së, kanë ndaluar shtetasen A. R., 28 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndalimi i kësaj shtetaseje u bë pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në zbatim të vendimit të kësaj Gjykate, ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Shtetasja A. R. ishte shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit të koduar “Harta”, që goditi 2 grupe që shpërndanin lëndë narkotike kanabis, heroinë dhe kokainë, në lokale nate dhe në afërsi të shkollave, në zona të ndryshme të Tiranës. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit