Flash News

E-TJERA

Shpërndante kokainë në lokalet e Sarandës, arrestohet efektivi i ‘Shqiponjave’

Shpërndante kokainë në lokalet e Sarandës, arrestohet

Arrestohet efektivi i Shqiponjave Lavdosh Metaj.

Sipas SHÇBA, Metaj shpërndante drogë në ambientet e populluara argëtimi me muzikë në Sarandë. Atij i janë gjetur në shtëpi 5 gramë kokainë, e ndarë në 11 doza.

Njoftimi i SHÇBA

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ( SHÇBA) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Lavdosh Metajt 38 vjeç, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, forcat “Shqiponja” në Komisariatin e Policisë Sarandë. Ai akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Arrestimi u krye pas një hetimi disa mujor në aplikim të metodave të posaçme hetimore nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, ku u grumbulluan fakte që krijuan dyshimin e arsyeshëm të bazuar në prova se punonjësi i policisë Lavdosh Metajt. kryente në mënyrë sistematike shpërndarje të narkotikëve në ambiente të populluara argëtimi me muzikë në Sarandë.

Bazuar në këto fakte të dokumentuara në rrugë procedurale, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë lejoi kontrollin personal dhe të banesës së punonjësit të policisë Lavdosh Metajt.
Në ekzekutim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit personal të kryer në kushtet e kapjes në flagrancë, punonjësit të Policisë Lavdosh Metajt iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale lënda e dyshuar narkotike e llojit kokainë në sasinë 5 gramë, e ndarë në 11 doza.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së punonjësit të policisë u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi prej 165 grame lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë dhe një peshore që përdorej për peshimin e saj në procesin e ndarjes në doza. Këtë veprimtari të kundraligjshme, i arrestuari e kryente gjatë kohës së shërbimit dhe jashtë saj.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet e mëtejshme për të dokumentuar veprimtarinë e bashkëpunëtorëve të tjerë mes radhëve të strukturave policore, apo jashtë saj.

Të fundit