Flash News

E-TJERA

Shpërndarja e dekoratave, Çupi kundërshton ashpër Metën: Po fut duart në thesin e historisë, trego arsyet

Shpërndarja e dekoratave, Çupi kundërshton ashpër

Analisti Frrok Çupi ka komentuar në "Open" dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës Ilir Meta. Gjithsej janë dhënë 169 të tilla. Çupi ka kundërshtuar ashpër këto veprime të Kreut të Shtetit, ndërsa deklaroi se Meta po “fut duart në thesin e historisë në mënyrë të padrejtë. Ai ka ngritur një sërë pyetjesh”.

"Po jetojmë një situatë absurde. Kjo është çështje e historisë, kur Presidenti fut duart në histori duhet të ketë arsye. Të na tregojë arsyen. Këto duhet të jenë shumë të rëndësishme, çfarë po i mungon identitetit kombëtar.

Përse ndërhyn në këtë moment? Pse po seleksionon figura luftarake, jemi duke shkuar në luftë? Presidenti merr në dorë monopolin e së vërtetës historike. Kemi të drejtë pyesim çfarë po ndodh. Ka futur duart në thesin e historisë në mënyrë të padrejtë" tha Çupi.

Të fundit