All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Shpërndau foto intime të një të miture, arrestohet 20-vjeçari në Devoll

All - Paragraf - 1

Shpërndau foto intime të një të miture, arrestohet

Një 20-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Devollit, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur, duke shkaktuar një tjetër rast të rëndë të shkeljes së privatësisë dhe abuzimit ndaj të miturve.

All - Paragraf - 3

I riu, i identifikuar me inicialet I. N., banues në Devoll, u kap nga autoritetet pas veprimeve hetimore. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua telefoni i tij celular, ku dyshohet se ndodheshin materialet komprometuese.

“Komisariati i Policisë Devoll arrestoi në flagrancë shtetasin I. N., 20 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se ka shpërndarë në rrjete sociale foto intime të një shtetaseje të mitur. Celulari i tij u sekuestrua në cilësinë e provës materiale,” njofton policia.

Të fundit