Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit, humb jetën e moshuara në Kuçovë

Shpërthen bombola e gazit, humb jetën e moshuara në

Një bombol gazi shpërtheu në banesën e një çifti të moshuarish në Kuçovë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

 Si pasojë e shpërthimit, u shemb thuajse gjysma e banesës dhe humbi jetën 84-vjeçarja Alije Kosova. Ajo ngeli poshtë rrënojave ndërsa u nxor e pajetë pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe policisë. Ndërkohë, burri i saj Mustafa, u nxor i gjallë dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lagjen “11 Janari, Kuçovë, ku ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasve M.K dhe A.K, shërbimet e Njësisë speciale, të zjarrfikëses dhe të Policisë bënë të mundur nxjerrjen e shtetases A.K, e cila si pasojë e dëmtimeve të marra kishte ndërruar jetë.

Ndërsa shtetasi M.K., ndodhet nën kujdesin e mjekëve, në spitalin rajonal në Berat, për momentin në gjendje të stabilizuar shëndetësore. Grupi hetimor, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit