Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen 3 pjesëtarë të familjes në Maliq

Shpërthen bombola e gazit në banesë, lëndohen 3

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Maliq. 

Policia njofton se si pasojë, tre pjesëtarë të familjes janë lënduar dhe aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës. 

"Rreth orës 11:00, në Fshat Maliq, në banesën e shtetasit M. M., dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.

Si pasojë e shpërthimit janë  dëmtuar 3 shtetas, pjesëtarë të familjes, të cilët aktualisht po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të  rrethanave të rastit.

Të fundit