Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen nënë e bir në Fushë-Krujë

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagosen nënë e

Nënë e bir kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të bombolës së gazit në banesën e tyre.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Punëtori’, në Fushë Krujë dhe sipas policisë dyshohet se si pasojë e një defekti në bombolën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e tyre.

Policia e Krujës/ Informacion paraprak

Më datë 24.01.2024, në lagjen ‘Punëtori’, në Fushë Krujë, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit E. S.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi E. S., 28 vjeç, dhe nëna e tij, shtetasja L. S., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit