Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Berat, 7 anëtarët e familjes ndodheshin në banesë

Shpërthen bombola e gazit në Berat, 7 anëtarët e familjes

Një bombol gazi ka shpërthyer mbrëmjen e kësaj të hënë në një banesë në fshatin Orizaj në Berat.

Mediat bëjnë me dije se banesa ishte në pronësi të shtetasit Agur Cako dhe e gjitha familja, e përbërë nga 7 persona, ndodhej brenda në banesë në momentin e shpërthimit të bombolës.

Bombola e gazit ndodhej në një dhomë të vogël përbri banesës, ambient që familja Cako e kishte përshtatur për dhomë gatimi. Pas shpërthimit,flakët e zjarrit janë përhapur me shpejtësi. E gjithë familja ka dalë jashtë banesës dhe ka njoftuar menjëherë zjarrfikësit.

Ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse ka bërë të mundur lokalizimin në kohë të flakëve të zjarrit dhe shuarjen e tij.

Si pasojë e flakëve, dhoma ku ndodhej bombola e gazit është shkrumbuar totalisht, ndërkohë që dëme materiale janë shkaktuar edhe në një nga dhomat që ndodhej pranë saj.

Shpërthen bombola e gazit në Berat, 7 anëtarët e familjes

Të fundit