Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagoset një grua; transportohet me urgjencë në spital

Shpërthen bombola e gazit në Durrës, plagoset një grua;

Një bombol gazi ka shpërthyer brenda një banese, mesditën e sotme në Durrës dhe si pasojë ka mbetur e plagosur në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kullës, Manëz rreth orës 12:00.

Sipas burimeve zyrtare, në banesën e shtetasit U. M., ka plasur një bombël gazi, e për pasojë është lënduar shtetësja S. M., 70 vjeçe. Ajo është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit