Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Fier, 4 të lënduar, mes tyre dy policë dhe një zjarrfikëses

Shpërthen bombola e gazit në Fier, 4 të lënduar, mes tyre dy

Katër persona janë plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi mesditën e sotme në Fier.

Policia njofton se mes të lënduarve janë dy policë dhe një zjarrfikëses. 

“Rreth orës 11:20, në lagjen "Konferenca e Pezës", në banesën e shtetasit E. H., ka shpërthyer një bombël gazi ku për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital për mjekim pronari i banesës.

Gjatë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe forcave zjarrfikëse, bombula ka pasur një shpërthim të dytë dhe për pasojë janë dëmtuar 2 punonjës të policisë, shtetasi Xh. P. dhe I. K., si edhe një punonjës i zjarrfikëses, shtetasi Sh. K., të cilët po marin mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njofton policia. 

Të fundit