Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në katin e 9 të një pallati në Tiranë, detajet nga policia

Shpërthen bombola e gazit në katin e 9 të një pallati

Shpërthen bombola e gazit në katin e 9 të një pallati në Tiranë pasditen e sotme.

Sipas njoftimit zyrtar n ga policia, ngjarja ka ndodhur në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në banesën me qira të L. K. Fatmirësisht, nga shpërthimi ka vetëm dëme materiale.  

 “Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi. Si pasojë ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit