Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagoset 40-vjeçari

Shpërthen bombola e gazit në Korçë, plagoset

Ka shpërthyer një bombol gazi në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 17 të qytetit, ku si pasojë është plagosur një 40-vjeçar.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 30.01.2023, rreth orës 14:30, në lagjen nr.17, Korçë, ka shpërthyer një bombul gazi në banesën e shtetasit K. Gj., rreth 40 vjeç. Ky shtetas për pasojë ka pësuar djegie trupore dhe u dërgua për mjekim, në spitalin e Korçës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Të fundit