Flash News

E-TJERA

Bombola e gazit 'hedh në erë' një banesë në Durrës, kryefamiljari bllokohet nën inerte

Bombola e gazit 'hedh në erë' një banesë në
Foto Ilustruese/ Bombol gazi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës. Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke lënë të bllokuar nën rrënoja të zotin e shtëpisë, një 73-vjeçar.

Mësohet se, ngjarja ka ndodhur në banesën e Fetah Barotit, e cila është shkatërruar totalisht. Soleta e shtëpisë e përfunduar përtokë, ka lënë këtë të fundit të bllokuar nga inertet brenda.

Forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur shpëtimin në kohë të 73-vjeçarit, Fetah Barotit, i cili ka qenë i vetëm gjatë momentit të shpërthimit.

Baroti është transportuar me urgjencë në spital. Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme, ka dyshime se bombola e gazit ishte lënë hapur dhe gazi ishte përhapur në të gjithë banesën. Kur i zoti i shtëpisë ka ndezuar dritën, ka ndodhur dhe shpërthimi i fuqishëm që hodhi në erë të gjithë shtëpinë.

Të fundit