Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në Patos, si pasojë banesa është përfshirë nga flakët. Nga shpërthimi, nuk raportohet për persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

“Rreth orës 14:05, në banesën e shtetasit Z. Ç., në katin e katërt të një pallati, dyshohet se si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi, banesa është përfshirë nga flakët. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga ndërhyrja e shërbimeve të Policisë dhe atyre të zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve”, thuhet në një njoftim të policisë lokale.

 

Të fundit