Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec, shpëtojnë dy të moshuarit

Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Pogradec,

Një bommbol gazi ka shpërthyer këtë të enjte në katin e pesë të një banese në Pogradec.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në lagjen nr.5, ku fatmirësisht nuk ka të plagosur.

Në momentin e shpërthimit në banesë kanë qënë dy të moshuar, të cilët sipas tyre, kanë qënë duke konsumuar kafen e mëngjesit teksa bombola ka rrjedhur gaz e më pas ka shpërthyer.

Për pasojë, shpërthimi ka shkaktuar dëme të shumta materiale ku dritarja e banesës nga kati i pestë ka fluturuar poshtë në tokë duke rrezikuar jetë njerëzish.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet përkatëse.

 

Të fundit