Flash News

E-TJERA

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës, plagosen pronari dhe një kliente

Shpërthen bombola e gazit në një lokal në Durrës,
Foto ilustruese

Dy persona janë plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në një lokal në Durrës.

Sipas policisë, të lënduar mbetën pronari i lokalit dhe një kliente, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 21.09.2021, rreth orës 14:45,në Kallm, Durrës, dyshohet se si pasojë e rrjedhjes së gazit ka marrë flakë dhe më pas ka shpërthyer një bombol gazi në lokalin e shtetasit M. B.

Nga shpërthimi i bombulës së gazit janë lënduar shtetasit M. B., 28 vjeç (pronari i lokalit) dhe  shtetasja M. K., 35 vjeçe, (kliente), të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

 

Të fundit