Flash News

E-TJERA

Shpërthen lavatriçja në Don Bosko, plagoset një person

Shpërthen lavatriçja në Don Bosko, plagoset një person

Një person u plagos për shkak se ka shpërthyer një lavatriçe, gjatë procesit të larjes.

Ngjarja ka ndodhur në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko në Tiranë. Sipas policisë, A. Sh., 69 vjeç, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

"Më datë 04.05.2024, rreth orës 20:45, në katin e 7-të të një pallati në Don Bosko, gjatë procesit të larjes ka shpërthyer një lavatriçe, dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. Sh., 69 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën", njofton policia. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të fundit