Flash News

E-TJERA

Shpërthen lënda plasëse në një makinë në lëvizje, dy persona të plagosur

Shpërthen lënda plasëse në një makinë në

Një makinë është shpërthyer me lëndë plasëse në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50 të mëngjesit, në afërsi të rrethit të Selitës.

Policia bën me dije se lënda plasëse ka shpërthyer në një makinë në lëvizje, duke lënë të plagosur shoferin dhe pasagjerin, M. H., 42 vjeç dhe S. D., 26 vjeç.

Dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ende nuk dihen shkaqet apo autori/ët e vendosjes së lëndës plasëse në makinë.

"Më datë 07.01.2022, rreth orës 02:50 të mëngjesit, në Unazën e Re, në afërsi të rrethit të Selitës, në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer dyshohet lëndë plasëse në mjetin në lëvizje, me drejtues shtetasin M. H., 42 vjeç dhe pasagjer shtetasin S. D., 26 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit